Një problem që ka qenë një shqetësim për qytetarët, janë qentë e rrugëve. Çdo ditë që kalon tregon që qentë e rrugëve, po shtohen dhe po krijojnë probleme të mëdha. Si në qendër ashtu edhe në periferi, grumbuj të shumtë qensh ecin pa pasur frikë dhe pa u shqetësuar fare. Me foto ju kemi treguar tufat e qenve në vende të ndryshme që lëvizin të lirë, pas asnjë maskë dhe pa shoqërimin e njerëzve që tregon se janë endacakë. Shumë banorë kanë artikuluar problemin tyre por ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje.
Qentë duken miqësor në pamje të parë, por agresivë nëse u afrohesh shumë. Ka pasur raste që qytetare janë sulmuar nga qentë, por askush nuk merr masa për të zgjidhur një problem që është shumë shqetësues. Por problemi sjell problemin. Qentë e rrugëve nuk ushqehen nga pronarët sepse nuk kanë një të tillë, për këtë arsye ata mundohen që të gjejnë diçka në kosha të ndryshme.
Kërkimi i tyre është shumë i rrëmujshëm dhe krijojnë një kaos rreth kazanëve. Por ka edhe nga ata qenë që janë më të zgjuar dhe ushqimin e kërkojnë në dyqane të ndryshme. Fotot që po ju tregojmë janë shkrepur në “Bllok”, ku aty qentë janë bërë banorë të përhershëm të zonës dhe çdo ditë dhe natë shikon grumbuj të tyre që lëvizin nëpër rrugica. Deri kur do të ekzistoj ky problem? Dhe sa do presim që të zgjidhet?