“Nëse nesër betohem dhe më urdhërojnë atëherë jam i detyruar t’i vras të gjithë” është kjo një nga përgjimet e zbardhura nga policia italiane, bisedë e realizuar mes 4 xhihadistëve nga Kosova të arrestuar ditën e djeshme të cilët planifikonin të kryenin sulm në urën Rialti në zemër të Venecias.
Në një tjetër përgjim njëri prej tyre shprehej se duke vendosur një bombë në Venecia e duke vrarë të pafetë fitonte parajsën.
Ditën e djeshme policia italiane asgjesoi një celulë xhihadistësh të cilët planifikonin të sulmonin Venecian.
Të arrestuarit shqiptarë nga Kosova janë Fisnik Bekaj 24 vjec,Dale Haziraj 25 vjec dhe 27 vjecari Arjan Babaj dhe një djalë minoren.
Ata sipas të dhënave ishin frymëzuar nga sulmi terrorist ne Londër si dhe kishin shfaqur shenja të qarta radikalizimi por ajo që alarmoi autoritetet italiane ishin pikërisht përgjimet.
https://www.youtube.com/watch?v=9h2RiVZba3s