Ngritja e miteve dhe legjendave urbane më shumë se kudo gjendet në luftën për pushtet dhe bërjen politikë, komenton sekretari i PD-së, Ervin Salianji ndërkohë që ka rreshtuar lidhejt e 16 anëtarëve të komisioneve të vettingut nga 27 gjithsej që kanë lidhej të forta me PS.
Në përfundim të proçesit për komisionet e vetingut u përzgjodhën dhe u percollën në parlament 22 kandidatë për 27 vende, 5 aplikantë më pak se postet që kanë komisionet e vetingut. Thënë edhe më thjesht që nëse do pranoheshin të gjithë do mbeteshin edhe 5 vende të lira bosh çka e dështoi ngritjen e komisioneve.
Kjo nuk mbaron me kaq, me një kërkim te thjeshtë rezulton që së paku 16 kandidatë për komisionet e vetingut ( komisionet që do të kontrollojnë “pastërtinë” dhe lidhjet e dyshimta ne sistemin gjyqesor) janë të lidhur me Partinë Socialiste.
1- Albana Shtylla – ish anëtare e KQZ e emëruar nga PS.
2- Alma Vokopola (Faskaj) – Këshilltare e Komisionit të Ligjeve pas 2013, e punësuar dhe nën influencën direkte të Fatmir Xhafajt.
3- Donald Xhelili, eshtë emëruar Kancelar i Gjykatës së Tiranës pas vitit 2013 nga kjo qeveri
4- Eljona Lloja, rezulton e emëruar në Bashki në pozicionin e përgjegjëses së sektorit pas 2015.
5- Elvis Zaimi, punon pranë Bankës së Shqipërisë në pozicionin e Drejtorit të Sektorit Bankar e Juridik. Rezulton të ketë bërë disa shkrime e artikuj kritik nëpër gazeta të ndryshme mbi 21 Janarin, Reformën në Drejtesi e ndikimin politik në mbështetje të PS.
6- Florjan Ballhysa, Ish këshilltar i Fatmir Xhafajt kur ka qenë Ministër i Drejtësisë. Në 2013 u emërua nga Xhafaj Këshilltar i Komisionit të Ligjeve.
7- Ina Rama, si kryeprokurore nuk ka bërë asnjë proçedim penal për gjyqtar apo prokuror te korruptuar
8- Klara Mullaj, ka qenë punonjës e INUK gjatë kohës së drejtimit të institucionit nga Zyhdi Dajti. Ka qenë në proçedim penal për shpërdorim detyre.
9- Lindita Xhillari, është Ndihmës Komisionere tek Avokati i Popullit dhe ish-Drejtoreshë Juridike në Presidencë perpara vitit 2012.
10- Nertila Sadedini, aktualisht është Drejtoreshe në Ministrinë e Mjedisit.
11- Olsi Komici, është emëruar nga Edi Rama në Korrik 2014, si ekspert i jashtëm në grupin e punës të Task-Forcë, për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, përmes kalimit në pronësi private dhe në përdorim të tretëve të pasurive, tokë truall, tokë bujqësore, pyje, livadhe, kullota, territor shtetëror, objekte si dhe të llojeve të tjera të pronave të paluajtshme të shtetit. Sipas medias ka qenë nën proçedim penal për falsifikim dokumetash dhe korrupsion.
12- Rezarta Abdiu, ish-drejtoreshë e Antikorrupsionit, Këshilli i Ministrave 2001-2005 ;
13- Rozeta Ivanova, kandidate e PS për kryetare të K.Q.Z kur u zgjodh si kryetar i saj Denar Biba,
14- Shpresa Beçaj, ish Kryetare e Gjykatës së Lartë
15- Sokol Çomo, ish Zëvendësministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes së PS. i zgjedhur nga PS dy herë anëtar i KLD.Ende në detyrë si anëtar i KLD
16- Valbona Sanxhaktari : juriste në kryeministri