DASH dhe Kongresi amerikan të hetojnë USAID për lidhjet me George Soros

0
244

Ka prova të besueshme se gjatë viteve të Presidencës Obama, USAID është përdorur për të promovuar jashtë vendit politika që edhe brenda shoqërisë amerikane janë të diskutueshme dhe që nuk i shërbejnë interesave të sigurisë kombëtare. Për të arritur këto qëllime, në disa vende USAID është bashkuar me grupe të financuara nga George Soros, njeri i 22 më i pasur në botë sipas Forbes. Pas ankesave nga disa zyrtarë të huaj, gjashtë senatorë i kanë kërkuar Sekretarit Tillerson që të hetojë këto ankesa.

USAID e karakterizon veten si agjencinë në vijën e parë të frontit të qeverisë amerikane, që punon për t’i dhënë fund varfërisë dhe që promovon demokracinë e shoqërinë civile përreth botës.

Dëshmitë gjatë dekadave tregojnë se ka një rekord të dobët për të përmirësuar rritjen ekonomike në vendet përkatëse. Heritage ka rekomanduar që USAID të bëhet më shumë si Koorporata e Mijëvjeçarit, modeli i së cilës është që përfituesit e ndihmave ekonomike të jenë përgjegjëse për rezultatet dhe të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të luftuar korrupsionin.

Administrata Obama e ka kthyer USAID në një nga instrumentet e preferuara të saj për të promovuar çështje të diskutueshme që kanë dështuar për t’u pranuar brenda shoqërisë amerikane.

Rezistenca për të ndaluar ndërhyrjen amerikane ka përfshirë vendet e Evropës, nga Irlanda në Maqedoni. Në Maqedoni, një parti proamerikane dhe një parti konservatore pro-perëndimore janë ankuar se USAID dhe ambasada e SHBA kanë ndikuar në krizën politike të vendit.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur

Për promovimin e disa agjendave radikale në disa vende, USAID ka gjetur një partner ideal tek George Soros. Financieri amerikan ka mbështetur anti-totalitarizmin në të kaluarën, sidomos në ato vende që kanë kaluar represionin sovjetik. Që nga rënia e Murit të Berlinit, Soros ka krijuar një pasuri prej 25 miliardë Dollarë. Gjatë viteve të fundit ka prova se fondacionet e hapura të George Soros dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë marrë paratë e taksapaguesve amerikanë përmes USAID. Duke pasur parasysh se shumë nga politikat e Soros nuk kanë mbështetje të gjerë në shoqërinë amerikane, administrata Trump duhet të hetojë shkallën e bashkëpunimit mes shoqërive të Soros, USAID dhe ambasadave amerikane nëpër botë.

Çfarë duhet të bëhet?

Tatimpaguesit amerikanë nuk duhet të financojnë politika liberale progresive që janë larg pranimit në SHBA.

Për të përballuar këtë kërcënim, duhet:

-Politikëbërësit amerikanë duhet të kuptojnë shtrirjen e problemit. Dëshmitë publike tregojnë se paratë e USAID janë përdorur për të mbështetur fondacionet e George Soros.

-Departamenti i Shtetit duhet të nisë një hetim të plotë. Sekretari Tillerson duhet të urdhërojë që të nisë një hetim për shpenzimet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe USAID, si dhe bashkëpunimet me subjekte amerikane, përfshirë OJQ-të e lidhura me George Soros.

-Seancat dëgjimore në Kongres janë thelbësore për të hedhur dritë mbi financimin e taksapaguesve të grupeve që mbështesin politika të diskutueshme. Kongresi ka rol mbikëqyrës mbi punën e DASH dhe USAID. Kongresi ka pë4rgjegjësi ndaj taksapaguesve amerikanë për t’u siguruar që paratë e tyre janë shpenzuar me përgjegjshmëri.

*Nga Mike Gonzales

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here