Në luftë për jetën, 20-vjeçari u masakrua me shufra hekuri nga banda e shqiptarëve

0
221

Emanuele Morganti, 20 vjeç është duke luftuar me vdekjen në spitalin e Romës, pasi u transportua menjëherë për në sallën e operacionit me fraktura të shumta në kafkë dhe në qafë.

20-vjeçari gjendej në një festë së bashku me të dashurën e tij dhe hyri në një konflikt me një shqiptar, i cili e përshkallëzoi debatin në dhunë fizike duke përfshirë edhe shokët e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mesnatës në një lokal pranë Miro Alatrit.

Banda e shqiptarëve e kishte goditur disa herë më shufra hekuri italianin në kafkë duke i shkaktuar hemorragji cerebrale.

Morganti u transportua me helikopter në spitalin “Umberto Primo” në Romë ku i është nënshtruar një operacioni delikat dhe po lufton për jetën e tij.

Shqiptarët janë arrestuar dhe pritet masa e ndëshkimit për ta./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here