DITA E 38/ Protesta e PD-së dhe strategjia, Basha mbledh sot grupin parlamentar

0
219

Pas vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të mbledhë sot në orën 19:00 grupin parlamentar. Kjo mbledhje ka si qëllim analizën e protestës dhe strategjinë që do të ndiqet në vazhdim. Po ashtu kryedemokrati Basha do të informojë deputetët e PD edhe për vizitën e tij në SHBA

Edhe pse grupi i PD-së nuk është mbledhur në selinë blu por vetëm në cadër, mbledhja e sotme shihet me rëndësi, ku pritet të diskutohet edhe qëndrimi për zgjdhjet në Kavajë, ku më herët PD-ja ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë.

Pas kthimit nga Uashingtoni, Basha nga çadra e lirisë përcolli tre mesazhe. Ai u shpreh i bindur se ka mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për kauzën e tij, ndërsa nënvizjoi se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë.

“Mesazhi i parë nga vizita në SHBA është përgëzimi për qytetarët shqiptarë, për këtë qëndresë të jashtëzakonshme, për këtë kauzë të madhe që i ndan kombet e civilizuara nga ato të pacivilizuara. Mesazhi i dytë janë falenderimet për qëndresën tuaj. Mesazhi i tretë është ai i mbështetjes totale të miqve tanë. Morëm mbështetjen e gjithanshme të PD nga ekipi fitues i presidentit Trump”, ka thënë Basha.

Opozita ndodhet në protestë që prej 18 shkurtit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here