Londër, policia liron 6 prej 10 të arrestuarve të dyshuar për sulmin terrorist

0
136

Policia britanike thotë se ka liruar 6 prej 10 personave, që mbaheshin në hetime lidhur me sulmin vdekjeprurës terrorist afër Parlamentit të Britanisë ditën e mërkurë dhe ka njoftuar se emri i lindjes i sulmuesit ishte Adrian Russell Ajao dhe ai ishte konvertuar në mysliman me emrin, Khalid Masood.

 

 

Aktualisht në paraburgim mbeten 4 vetë, derisa autoritetet po punojnë të zbulojnë se në ç’mënyrë Masood ishte radikalizuar para se të ndërmerrte sulm. Ai ishte vrarë nga policia gjatë sulmit.

Autoritetet thanë se Masood, i cili ka histori të dhunës, mendohet se sulmin në Westminster e ka ndërmarrë vetë, por nuk është përjashtuar mundësia që edhe persona të tjerë ishin të përfshirë.

Të 6 personat e liruar mbrëmë, dy femra dhe katër meshkuj, ishin arrestuar në qytetin Birmingam në Angli, ku jetonte sulmuesi Masood. Ata ishin arrestuar nën dyshimin se kanë përgatitur akte terroriste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here