Flet izraeliti i “përgjimit”: Ja e vërteta e pajisjes që mu kap në Rinas

0
367

Yoram Frig quhet izraeliti që u ndalua në aeroportin e Rinasit, me një pajisje të veçantë për të cilët prokuroria dyshon se kryen përgjime. Ai u lirua sot, por pasaporta e tij mbahet nga autoritetet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë çështje, pasi përgjimi në Shqipëri mund të realizohet vetëm nga autoritetet shtetërore.

Yoram Frig thotë në një intervistë ekskluzive për GSH.al se ai është një hetues privat që është pajtuar nga një biznesmen në Shqipëri. Izraeliti që ka ardhur edhe herë të tjera në Tiranë, mohon që të ketë kryer përgjime të paligjshme me pajisjen speciale që kishte me vete.

“Ajo paisje nuk kryen përgjime, por identifikon dhe zbulon përgjuesit”, tha Frig për GSH.al.

Më poshtë, intervista e plotë e hetuesit nga Izraeli i cili aktualisht nuk mund ta lerë vendin tonë pasi i është bllokuar pasaporta për hetime të mëtejshme.

Z. Frig, përse keni ardhur në Shqipëri dhe çfarë ka ndodhur në aeroportin e Rinasit?
Unë jam një investigator privat, kam ardhur në Tiranë gjithsej 4 herë. 2 herë kam ardhur për të vizituar Shqipërinë dhe 2 herë për arsye pune.

Cila është arsyeja që keni ardhur për punë, çfarë pune bëni, a kishit me vete pajisje përgjimi?
Këtë herë erdha vetëm për 1 ditë e gjysëm.

Unë jam hetues privat dhe ajo që më është bllokuar, nuk është pajisje përgjimi, pra nuk kryen përgjime. Unë kam ardhur për të ushtruar kontrolle në një kompani private nëse ka ose jo përgjues.

Pra, ajo pajisje identifikon përgjuesit dhe nuk kryen përgjime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here