Eksperimenti i çuditshëm: Vdiq thjesht se imagjinoi veten duke vdekur

0
400

Shpesh kemi dëgjuar që njerëzit përjetojnë situata të ndryshme kur bëhet fjala për teste psikologjike. Më poshtë do ju tregojmë eksperimentin më interesant të bërë ndonjëherë, e cila vërteton forcën e vërtetë të psikologjisë.

Eksperimenti me të burgosurin

Një doktor në fushën e psikologjisë, bëri një eksperiment të çuditshëm dhe të rrallë për nga lloji i tij. Ai nënshkroi një marrëveshje me disa të burgosur të dënuar me vdekje, për të vërtetuar një hipotezë të tij. Të burgosurve do u jepej një shumë e madhe dëmshpërblimi, nga e cila sigurisht do të përfitonin të afërmit e tyre, pasi ata vetë do të vdisnin. Gjithashtu, atyre do tu regjistroheshin emrat si kontribues për rezultatet e këtij studimi.

I gjithë ky eksperiment, do të bëhej i koordinuar me gjykatën e lartë dhe në prezencën e një sërë shkencëtarëve të kësaj fushe.

Profesori në fjalë, e mori njërin nga të burgosurit e dënuar me vdekje dhe e uli në një karrige, ku do do të bëhej ekzekutimi i tij nëpërmjet hemoragjisë së gjakut. Të burgosurit, i ishte thënë se do ia prisnin damarët e duarve dhe do e linin ti kullojë gjaku, për të studiuar ndryshimet që pësonte trupi gjatë këtij procesi deri në vdekje.

Të burgosurit ia mbyllën sytë, pastaj i vendosën disa gypa rreth qafës, tek zemra dhe tek dy kyçet e duarve. Në këto gypa, do të qarkullonte ujë i ngrohtë në temperaturën e gjakut të trupit. Uji do të pikonte në dy enë të vendosura në drejtimin e duarve. Pikat e ujit që do të pikonin nga gypat, do të lëshonin të njëjtin zë që lëshon dhe gjaku po të rridhte nëpër to.

Filloi eksperimenti me prerjen (gjoja) të damarëve të dorës të burgosurit të parë. Në fakt, personit të burgosur nuk iu prenë damarët, por thjesht një prerje e lehtë, sa për ti lënë të nënkuptohej se ishte prerë. Në vend të gjakut, do të rridhte uji i gypave.

Disa minuta më pas, studiuesit vunë re një zverdhje në fytyrën dhe gjymtyrët e të dënuarit, e shoqëruar me kontraktime të herë pas hershme.

Pak më vonë, ata u befasuan kur vunë re se i dënuari kishte vdekur!!!

Po, kishte vdekur për shkak të imagjinatës së tij, edhe pse nuk kishte humbur as dhe një pikë gjak nga trupi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here