Ajo është mjaft e rezervuar në daljet publike jo vetëm si artiste, por edhe si pjesë e stafit të Kuvendit të Shqipërisë.
Rosela Gjylbegu, vajza shkodrane nuk u ka shpëtuar dot paparacëve në ceremoninë e organizuar sot në ditën e Sulltan Novruzit, një festë fetare e betashinjëve.
Ndërsa deri tani nuk ka preferuar të dalë në publik, sot e shohim publikisht krah kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe vajzën e tij, Era.
Rosela duket në sfond e qeshur, teksa shikon lëvizjet e Erës, e cila takon përfaqësuesit e kryegjyshatës. Me admirim e ndjek edhe Ilir Meta, i cili nuk e ka fshehur entuziasmin për të bijën.
Këngëtarja Gjylbegu është bërë pjesë e administratës së Kuvendit, që në kohën kur drejtohej nga Jozefina Topalli. Por siç duket, ajo vazhdon të jetë besnike e kësaj pune, ndonëse tani prej tre vitesh e drejton kreu i një tjetër partie.