Punoni edhe në fundjavë? Kujdes, do t’ju ndodhin këto 3 gjërat e pakëndshme

0
235
Ekspertët kanë renditur disa gjëra që i ndodhin pikërisht atyre që punojnë edhe në fundjavë.
Sipas intv.al  këta persona, nuk e njohin fjalën “pushim”, ose “ relaks”, për shkak të kushteve që kanë në vendin ku punojnë. Sipas intv.al, hidhini një sy gjërave jo të mira që do t’ju ndodhin:
1. Nuk lejohet të sëmureni, ose të mos shkoni në punë
Fakti që po punoni edhe në fundjavë, tregon se është paksa e vështirë që kompania të gjejë dikë tjetër për t’ju zëvendësuar. Në rast se sëmureni, apo keni ndonjë problem, do e keni të vështirë për t’u larguar dita juaj e punës. Nuk keni çfarë të bëni, vetëm të luteni mos t’ju ndodhë diçka e papritur.
2. Kur koha është e bukur, bëheni keq
Në disa raste, në fundjavë koha është shumë e bukur, por ju jeni ende duke punuar. Ju bëheni keq, për këtë gjë, sepse do dëshironit të ishit diku duke u argëtuar me njerëzit tuaj të dashur. Koha ndikon, në gjendjen shpirtërore të atyre që veçanërisht punojnë edhe në fundjavë. Merreni lehtë.
3.  Rrjetet sociale
Rrjetet sociale përbëjnë një problem më vete. Duhet të largoheni sa më shumë prej tyre, nëse dëshironi që të vazhdoni  punën tuaj. Sipas intv.al ju do shikoni miqtë tuaj duke shijuar fundjavën, ndërkohë që ju jeni duke punuar. Edhe pse nuk është e drejtë, bëni mirë të mos rrini shumë duke parë se çfarë bëjnë të tjerët, sepse nuk do ndiheni mirë. Secili ka jetën e tij me kushte të ndryshme. Ju punoni edhe në fundjavë, mos e harroni këtë gjë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here