Këshilltari për mediat i Kryetarit të Kuvendit, njëherësh kreut të LSI-së, Ilir Meta i është përgjigjur me ironi deklaratës së bërë nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylamenti që tha se LSI-ja ishte një vagon që vinte pas PS-së, lokomotivës.
Emiljano Aleksi, në një status në Facebook, duke i marrë të “mirëqena” fjalët e deputetes, e këshillon të kapin trenin e kohës dhe të mos nxitohen duke e shitur për skrap.
“Kapeni trenin e kohës!”, mos nxitoni ta shisni atë për skrap…”,- shkruan ai