Në afërsi të Shtëpisë së Bardhë në Washington është ndaluar një burrë që drejtonte një makinë, pas deklaratave të këtij të fundit se kishte me vete një bombë.
BBC bën me dije se alarmi për bombë u lëshua pas ndalesës së shoferit në një pikë kontrolli, aty ku deklaroi se mbante një bombë me vete.
Personi në fjalë është kapur nga policia dhe po mbahet nën kontroll. Paraprakisht bëhet me dije se shumë rrugë përreth Shtëpisë së Bardhë janë mbyllur.