Video +18/ Shihni momentin kur kosovari sulmon me sëpatë kalimtarët në Gjermani

0
227

Publikohen pamjet e rënda nga sulmi me sëpatë që ndodhi para pak ditësh në Gjermani, ku protagonist ishte një shqiptar nga Kosova. Fatmir H., sulmoi dhe plagosi nëntë persona në një stacion treni Dusseldorf. Klan Kosova ka siguruar disa pamje të sulmit të Fatmir H., për të cilin policia dhe organet e rendit në Gjermani thanë se sulmin nuk e kishte kryer i shtyrë nga ndonjë ideologji e caktuar, por nga fakti se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Madje sulmuesi, që për fat të mirë nuk varu askënd, kishte deklaruar tek organet e rëndit pasi u arrestua se dëshironte të qëllohej nga policia. Në kohën kur ndodhi sulmi, përveç disa fotografive nuk kishte video që shpalosnin agresionin e kosovarit që jetonte në Gjermani.

Në pamje mund të shihet se si ai godiste kalimtarët dhe i kërcënonte e sulmonte me sopatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here