Situata politike/ Panariti: Koha të flasim me njëri-tjetrin, jo për njëri-tjetrin

0
160

Ministri Edmond Panariti ka folur për situatën politike në vend gjatë një aktiviteti në Korçë. Ministri i Bujqësisë u shpreh se ka ardhur koha të flasim me njëri-tjetrin dhe jo për njëri-tjetrin.

Panariti tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është faktor Stabiliteti. Sa i përket deklaratave mes Sajmir Tahirit dhe Luan Ramës për raportin e DASH mbi trafikun e drogës, ministri tha se jemi për dialog, jo monolog.

“I rendesishem dialogu mes palëve politike. Është koha te flasim me njeri tjetrin jo për njeri tjetrin. LSI qëndron si force e arritjes se kompromisit si faktor stabilizues dhe bashkëpunues. Sa i përket deklaratave mes Sajmir Tahirit dhe Luan Ramës ne jemi për dialog dhe jo monolog”-tha Panariti.

Ndërkohë lidhur me protestën e opozitës dhe kërkesën për qeveri teknike, Panariti u shpreh se: ‘E rëndësishme është që të ulemi në një tryeze dhe të dialogojmë për të gjetur zgjidhjen’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here