I vodhi orën 35 mijë euro Getoar Selimit, ja çfarë vendosi gjykata për 17-vjeçaren

0
311

Verën e kaluar, reperi i njohur nga Prishtina, Getoar Selimi, ra pre e një grabitjeje në apartamentin e tij në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë, pasi një vajzë 17 vjeçare i vodhi orën 35 mijë euro. Direkt pas ngjarjes, vajza me inicialet D. K. u arrestua nga Policia e Tiranës pasi u mësua se ishte e bija e pastrueses, që këngëtari kishte punësuar për t’u kujdesur për apartamentin. 17 vjeçarja vodhi orën “Hublot” dhe më pas e fshehu atë në apartamentin e të dashurit të saj.

Tashmë, disa muaj pas ngjarjes, Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore vajzën, sëbashku me të dashurin e saj. Sipas vendimit, Gjykata ka shpallur fajtore vajzën me 4 vjet e 6 muaj burg. Dënimi i saj ka shkuar në 3 vjet burg, për shkak të uljes së një të tretës si rrjedhojë e gjykimit të çështjes me proçedurën e gjykimit të shkurtuar. Me gjithë këtë dënim, ajo nuk do të vuajë dënim në qeli. Në përfundim, Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë  ekzekutimin e dënimit me burg , duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 5- vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here