FOTO/ Rama sulmon komentuesin se i përmend Xhafën. Ja fjalori i një KRYEMINISTRI

0
611

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për herë të parë mbi akuzat që rëndojnë mbi Fatmir Xhafën, ministër i Brendshëm i emëruar vetëm pak ditë më parë.

Një qytetar ka komentuar në një postim të kryeministrit ku i ka kërkuar “llogari” kreut të qeverisë shqiptare që të shpjegojë se pse emëroi Xhafajn në krye të këtij institucioni, duke shtuar faktin se kryeministri duhet të jetë i pari pas hekurave.

Komentuesi : Lëri përrallat dhe fasadat fallso te tuat qe shquhesh. Por jep pergjigje si emëron ministër një hetues diktator i cili ka ushtruar dhunë ç’njerezore ne të papushteteshmit e asaj kohe. Dhe aq me keq ke kaq vite qe e mban pran ne poste te rendesishme.

Ke fytyrë dhe kerkon Veting ti…qe je i pari qe duhesh prapa hekurave pastaj tjerët me rradhë. Leri filmat qe je pro Vetingut ti..!!!!!”.

Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij komenti ku fillimisht i sygjeron komentuesit që të mësojë të shkruaj shqip dhe nga ana tjetër i kujton të lexojë investigimin e gazetës Tema mbi akuzuesit e Xhafës.

Rama:Juli, meso shqip dhe lexo investigimin qe ta tregon se kush jane heronjte e Çadres, sepse po nuk lexove nuk di as te shkruash shqip pastaj dhe behesh papagall çadrash.

Ditën e sotme gazeta Tema publikoi një investigim ku pretendohet se Xhavit Seferi dhe Valbona Maloku, dy personat që kanë akuzuar publikisht Xhafajn për krime në kohën e komunizmit, rezultojnë me një të kaluar të errët, nga akuzat për përfshirje në trafiqe kriminale deri edhe në vrasje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here