Protesta e PD/ Tjetër suport nga Amerika, kongresmeni: Keni mbështetjen tonë për liri dhe demokraci

0
268
Foto; Hamza Hatika

Një tjetër mbështetje nga SHBA i vjen protestuesve, të cilët prej 18 shkurtit janë vendosur në çadrën pranë Kryeministrisë. John Moolenaar, anëtar i Kongresit Amerikan përmes një letre drejtuar opozitës, shpreh mbështetje të kërkesës për zgjedhje të lira e të ndershme.

 

“Si një aleat strategjik, Shtetet e Bashkuara mbështetën krenarisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009. Demokracia dhe respekti për sundimin e ligjit janë vlerat që bashkojnë dy vendet tona dhe gjithë vendet anëtare të NATO-s.

Për këtë arsye, mbështesim fort qytetarët e Shqipërisë në thirrjen e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vitin 2017. Çdo reformë në drejtësi apo reformë zgjedhore duhet të fokusohet në garantimin e vullnetit dhe zërit të qytetarëve. Qytetarët shqiptarë kanë mbështetjen e Shteteve të bashkuara të Amerikës në luftën e tyre për liri, demokraci dhe liritë individuale.
Sinqerisht

Anëtari i Kongresit, John Moolenaar”, thuhet në letrën drejtuar protestuesve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here