Ngjyra e lëkurës paralajmëron për problemet shëndetësore

0
336

Lëkura kërkon mirëmbajtje nga jashtë dhe brenda dhe shumë shpejt jep shenjat e mirëmbajtjes apo trajtimit jo të mirë. Përveç ngjyrave natyrale, ka edhe ngjyra tjera të pazakonshme që mund të paraqiten për shkak të sëmundjeve fizike.

Këto ngjyra mund të paraqiten në flokë, sy, buzë dhe thonjtë. Lëkura normale dhe e shëndoshë është e pastër, e njëtrajtshme, lehtë e shndritshme. Nëse është ndryshe, do të thotë që është në prag të ndonjë sëmundjeje. Lëkura e bukur është rezultat i ushqimit me sasi të duhur dhe sasisë optimale të ujit në trup.

Ngjyra e kuqe

Tregon në konsumimin e yndyrave dhe ushqimit të fortë, e pasur me sheqer, mëlmesa, stimulues dhe alkool. Lëkura e kuqe tregon edhe që kapilarët e gjakut janë të zgjeruar, por ekziston mundësia e të sëmurit nga mushkëritë dhe organet e frymëmarrjes.

Ngjyra e verdhë

Zbulon që konsumoni më shumë se duhet vezë, mish dhe karota. Kjo lëkurë tregon në problemet me idhcë, mëlçi dhe veshkë.

Ngjyra vjollcë

Bëhet kur konsumojmë shumë lëngje, ëmbël, ilaçe dhe kemikale (aditivë). Mund të paraqiten problem me zorrë, tretje dhe hormone.

Ngjyra e bardhë

Përmban më shumë konsumim të produkteve të mishit, të pasura me yndyrë dhe kripë. Referohet në ngushtimin e enëve të gjakut, sëmundjet e mëlqisë dhe gjëndrave limfatike.

Ngjyra e kaltër

Është rezultat i kripës së tepërt, sheqerit, alkoolit dhe të gjitha llojeve tjera të stimuluesve. Më shpesh mund të haset tek alkoolistët. Ajo tregon kah sëmundja e mëlçisë, organeve të tretjes dhe pankreasit.

Ngjyra jeshile

Drejtohet kah kemikaliet dhe ilaçet. Mund të jetë shenjë e zhvillimit të cistës, tumorit dhe kancerit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency