Kuvendi rihap garën për anëtarët e KLP-së

0
149

Kuvendi i Shqipërisë ka rihapur sërish garën dhe u ka bërë thirrje kandidatëve të shoqërisë civile që të aplikojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, në sajë të reformës në drejtësi.

 

Në faqen zyrtare të Kuvendit janë publikuar kriteret dhe dokumentacionet që duhet të plotësojnë të gjithë të interesuarit.

Mësohet se afati i dorëzimit të dokumenteve është 1 prilli, ndërsa kërkesat duhet të dërgohen në adresën reformanedrejtesi@avokatipopullit.gov.al.

Bazuar në nenet 153 dhe 279 pika 8, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, me vendimin nr. 3, datë 17.03.2017 rishpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga kandidatët e rinj të shoqërisë civile për vend vakant  për një anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.

Njoftohen anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 1 Prill 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin, të paktën, dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;

dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Ka të drejtë të kandidojë cdo anëtar i organizatës së shoqërisë civile që plotëson kushtet e nenit 152, pika 2 të ligjit (cituar më sipër) dhe që siguron mbështetjen e së paku tre organizatave të shoqërisë civile, që punojnë në fusha të lidhura me sistemin e drejtësisë ose  të drejtat e  njeriut

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike reformanedrejtesi@avokatipopullit.gov.al,  si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit:Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë

FORMULARI QË DUHET PLOTËSUAR:

Kuvendi rihap garën për anëtarët e KLP-së. Ja kushtet që duhet të plotësoni

Kuvendi ka bërë rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga kandidatët e rinj të shoqërisë civile për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Bazuar në nenet 153 dhe 279 pika 8, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, me vendimin nr. 3, datë 17.03.2017 rishpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga kandidatët e rinj të shoqërisë civile për vend vakant  për një anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile.

Njoftohen anëtarët e organizatave të shoqërisë civile që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe që plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 1 Prill 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Avokatit të Popullit.

Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin, të paktën, dokumentet e mëposhtme:

a) jetëshkrimin e përditësuar;

b) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

c) formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

ç) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë ose bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

d) një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret;

dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 152, pika 2, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Ka të drejtë të kandidojë cdo anëtar i organizatës së shoqërisë civile që plotëson kushtet e nenit 152, pika 2 të ligjit (cituar më sipër) dhe që siguron mbështetjen e së paku tre organizatave të shoqërisë civile, që punojnë në fusha të lidhura me sistemin e drejtësisë ose  të drejtat e  njeriut

Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike reformanedrejtesi@avokatipopullit.gov.al,  si dhe në adresën postare të Avokatit të Popullit:Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë

DEKLARATË

PËR DHËNIEN E MBËSHTETJES KANDIDATIT PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË NGA SHOQËRIA CIVILE

Bazuar në nenin 152  pika 5, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”

Unë, i/e nënshkruari/a

Emër, Mbiemër________________________________________________________________

Përfaqësues ligjor i (emri i organizatës së shoqërisë civile) ______________________________

Me anë të kësaj deklarate, deklaroj mbështetjen e organizatës, për z./znj.__________________, që kandidon për t’u zgjedhur anëtar/e i/e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

(Emër Mbiemër)

____________________________

(nënshkrimi, vula)

Data………/2017

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here