Kim Mehmeti: Ja çfarë më ofroi Basha që të vija në protestën e PD

3
1542

Shkrimtari shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti, i është bashkuar pasditen e sotme çadrës së protestës, e cila prej 18 shkurtit është vendosur pranë godinës së Kryeministrisë. Teksa foli para protestuesve, Kim Mehmeti tha se një Shqipëri më e fortë, më e qëndrueshme, e më e zhvilluar, është një mbështetje madhe për shqiptarët e Maqedonisë.

 

Gjatë fjalës së tij, shkrimtari nga Shkupi nuk ka nguruar të paraqesë është mendimet e tij kundër qeverisjes së kryeministrit Rama. Ai tha se kanabizimi i vendit është një problem jo vetëm për rendin dhe sigurinë, por edhe për integrimin e vendit.

Kim Mehmeti komentoi edhe vendimin e kryeministrit për largimi nga detyra të 4 ministrave të kabinetit qeveritar, duke u shprehur se me deklaratat e tij “Rama tregon se e do më shumë partinë sesa Shqipërinë”.

“Unë nuk dua një Shqipëri që të jetë atelie ku piktori do të ekspozojë pikturat e veta, Nuk dua një Shqipëri, si skenë spektakli për kryeministrin e vendit, nuk dua një Shqipëri ku hallexhinjtë të ulen përreth kryeministrit, e ai t’i përdorë si kryezoti.

Më bëri shumë përshtypje deklarata e Ramës për lirimin nga detyra të 4 ministrave. Tha se do t’u japë një detyrë më të rëndësishme: që të punojnë për partinë gjatë fushatës. Pra kjo tregon se për Ramën është më e rëndësishme Partia Socialiste se Shqipëria. Kjo është mendësi e pastër enveriste. Kjo do të thotë se partia e fortë e bën shtetin e fortë”, u shpreh shqiptari Kim Mehmeti.

D

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. […] “Do të fillojnë aludimet pse kam ardhur këtu. Por Basha më ofroi dicka që nuk mund të refuzohet. Nuk mund të refuzohet ‘SHPRESA’. Nga kjo cadër ka lindur shpresa. Për ata që do të thonë se cdo ti që vjen nga Maqedonia dhe fut hundët në punët tona, ju them, nuk ekziston Shqipwria apo Kosova, por Shqiptaria”, ka thënë Kim Mehmeti ndër të tjera, raporton Standard.al. […]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here