Blushi: Qeveria është bërë kinkaleri, jep një rimel, merr një buzëkuq

0
176

Deputeti Ben Blushi nga foltorja e Kuvendit u ndal tek ndryshimet në kabinetin qeveritar, duke theksuar se ndryshimet bëhen vetëm atëherë kur dështojnë reformat. Blushi e cilësoi qesharak argumentin e kryeministrin për largimin e 4 ministrave ndërsa theksoi se Rama vuri interesin e partisë para interesit të Shqipërisë.

“Qeveria është bërë si kinkaleri. Jep një rimel, merr një buzëkuq. Ju ndoshta nuk keni përgjegjësinë si ai që duhet të ishte sot këtu,tu shpjegonte qytetarëve pse u ndryshua qeveria. Qeveritë ndryshohen, kur dështojnë reformat, kur vendi kanabizohet, kur rendi cenohet, kur mungojnë investimet. Çfarë tha Edi Rama këtë javë, Po i shkarkoj ministrat se kanë punuar shumë mirë. Është italisht qesharake. Jeni nj shumicë e shpartalluar që nuk keni aftësi dhe dinjitet që të mbroni punën që keni bërë. Çfarë tha tjetër, nuk e kam shkarkuar Saimir, e kam ngarkuar. Kush është ministër sot, Saimiri apo Fatmiri?Qeveria ka falimentua, vendi është kanabizuar, nuk ka konsum,  dyfishi  i shqiptarëve kanë ikur nga Shqipëria dhe shumë prej tyre kanë humbur vendin e punës. Mijëra studentë ngelën pa shkollë për shkak të reformës së diskretituar në arsim. Këtë tha Edi Rama këtë rradhë, partia është para Shqipëria, po i çojë ministrat të marrin votat. E keni interesin e partisë para interesit të Shqipërisë,” – deklaroi kreu i LIBRA – s. /standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here