LSI dhe PS luajnë shah në Helsinki

0
182

Kryeparlamentari Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Finlandë dhe pjesë e  delegacionit që e shoqëron janë edhe deputetja socialiste Arta Dade dhe këshilltari i tij për marrëdhëniet me jashtë, Ralf Gjoni. Megjithëse dita e djeshme ka qenë e mbushur me takime zyrtare me përfaqësues të lartë të Finlandës, delegacioni shqiptar ka gjetur edhe pak kohë për të pushuar. Fotoja e postuar në Facebook nga Këshilltari i Metës, Ralf Gjoni tregon një moment të tillë relaksi ku Gjoni së bashku me deputeten socialiste Arta Dade po luajnë shah në Helsinki.

Fotoja ku përfaqësues të LSI – së dhe të PS – së po luajnë shah, nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat, të cilat kanë ngritur pikëpyetjet se cila nga forcat politike ka bërë shah mat.

“Shah! Me Arta Daden,” – shkruajti në Facebook, Këshilltari i Metës, bashkëngjitur fotos ku shfaqet me deputeten e PS – së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here