Njihuni me gjyshen e Ajolës, ajo e famshmja e fustanit “Dolce & Gabbana”

1
102

Papritur, këtë ditë vere bashkëshortja e Erion Veliajt zbuloi një foto të gjyshes së saj famoze. Natyrisht, kurioziteti ishte i madh për të njohur më nga afër nënën “stiliste”, e cila sipas mbesës kishte qepur lulet në mëngët e fustanit të Ajolës. Por, siç dihet gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe brenda pak orësh, prapa “gjyshes” na doli që fshihej marka e njohur e veshjeve “Dolce & Gabbana”. E nëse fustani u zbulua; me kosto 2 mijë dollarë, gjyshja “autore” mbeti mister. Megjithatë jo për shumë gjatë./lapsi

Për të na prezantuar me gjyshen moderne është kujdesur vetë Ajola! Bashkëshortja e kryebashkiakut duke dashur të tregojë stilin fashion të gjyshes së saj, ka publikuar një foto të herëshme të saj. Me sa duket, vitet e komunizmit, nuk kanë ndikuar aspak tek paraqitja e zonjës që sot frymëzon Ajolën.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here