Nis pelegrinazhi i përvitshëm në Kishën e Laçit

0
431

Në kishën e Shna Ndout në qytetin e Laçit ka nisur pelegrinazhi i përvitshëm 13-javor. Besimtarë të shumtë i janë drejtuar këtë të martë kodrës mbi këtë qytet për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke adresuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme por janë të devotshëm në Kishën e Shna Ndout pasi besojnë në mrekullitë e sajë.

Përfaqësuesit e Kishes thonë se përgjatë gjithë këtyre javeve të pelegrinazhit do të jenë në shërbim të besimtareve.

Për të garantuar mbarëvatjen e pelegrinazhit janë angazhur forca të shumta të Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët kanë hartuar një plan masash që do zbatohet përgjatë 13 javeve. Mijëra persona udhëtojnë çdo të martë drejt kishës së Shna Ndout në Laç të Kurbinit, ndërsa natën 12 qershorit kur është dhe festa e këtij shejti numri i pelegrinjëve shkon mbi gati në 1 milionë.oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here