Sfidoi Hitlerin duke mos e përshëndetur, cfarë ndodhi me të?!

0
516

Fotografia që gjithmonë ka ngjallur pikëpyetje, është gjermani që ka pasur guximin më të madh, i vetëm që sfidoi Hitlerin, duke mos e përshëndetur atë. Kureshtja është pse nuk përshëndeti ai? Çfarë mund të ketë ndodhur me të?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve e jo vetëm, i ka dhënë sot Tabloidi britanik “The Independent”, i cili nëpërmjet një shkrimi ka zbuluar se pas fotografisë së famshme qëndron një histori tragjike.

August Landmesser, një gjerman që del nga rregullat e diktaturës, nuk e ngre dorën si simbol i “Sieg heil” (“lavdi fitores”). Ai është një nazist besnik ndaj liderit të tij, dhe ju bashkua Partisë Naziste në viti 1931 dhe shumë shpejt u rrit duke fituar kështu gradat më të larta në atë që ishte dhe i vetmi organizimi politik i ligjshëm në vend.

Dy vjet më vonë, Landmesser u dashurua marrëzisht me Irma Eckler, një grua hebreje, të cilës i propozoi për martesë në vitin 1935. Pasi u zbulua marrëdhënia me Eckler, August u përjashtua nga rradhët e partisë.

Në vitin 1935, ata sollën në jetë vajzën Ingrid dhe u munduan ta ligjëronin martesën e tyre, por pa sukses! Një vit më vonë, u shkrep dhe fotograia e famshme e 13 qershorit, ku Landmesser refuzon të përshëndesë liderin e tij.

Në vitin 1937, August u mundua të arratisej në Danimarkë së bashku me familjen por u arrestua dhe ju kërkua që të hiqte dorë nga bashkëshortja. Ai nuk pranoi kërkesën e shtetit gjerman dhe u arrestua ku u dënua me 3 vjet qëndrim në një kamp përqëndrimi.

Bashkëshortja e tij u dërgua në një qeli çnjerëzorë, ku edhe lindi vajzën e dytë. Pak muaj pas lindjes, Eckler vdiq në mesin e 14,000 njerëzve që humbën jetën në qendrat e eutanazisë.

Landmesser arriti të kryente dënimin dhe të jetonte si një njeri i lirë, por nuk i takoi asnjëherë vajzat e tij.  Në vitin 1944, ai u shpall i zhdukur gjatë një aksioni në Kroaci.

5a622526a250a51b7894b9b7ff53c42e

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here