Me shpejtësi skëterrë në autostradë, por ja çfarë i ndodh “të fortit” me Range Rover (Video)

0
362

Rastet me shpejtësi skëterrë në rrugët e Shqipërisë nuk janë të pakta. Një shofer ‘në delir’ është ndaluar mbrëmjen e kaluar në autostradën Tiranë-Durrës pasi ka rezultuar se udhëtonte me 186 km/h.

Fillimisht makina një tip “Range Rover” është pikasur me shpejtësi sa dyfishi i asaj të lejuar nga një patrullë e policisë rrugore e cila më pas i ka kaluar të dhënat një tjetër patrulle që ka bërë edhe ndalimin e mjetit.

Shoferit të mjetit i është bërë edhe testi i alkoolit por ka rezultuar zero. Videoja është publikuar nga policia e Shtetit që ju tërheq vëmendjen drejtuesve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Drejtuesit të mjetit “Range Rover” i është tërhequr leja e drejtimit dhe është dërguar në OASH.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1924264657859896/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here