Sally Biddall nga Britania e Madhe, i ka kërkuara katër femrave, që në mënyrë vullnetare të zbrazin çantat e tyre të dorës dhe të tregojnë se çfarë mbajnë në to. Në videon e mëposhtme, mund të shihni sendet e pazakonta që ato mbajnë me vete dhe madje nuk e dinë as që janë aty.
Prej kartelës së ushtrimores që nuk është përdorur kurrë, te dëgjueset që nuk punojnë, pecetave të papastra, pirunëve plastikë, e deri te furça për lyerjen e mollëzave të faqeve. Këto janë disa nga sendet e shumta që ndodheshin në çantat e tyre, të gjitha të papastra.
Sipas një hulumtimi, del se 33 për qind e femrave nuk i pastrojnë kurrë çantat, ndërsa kërkohet që së paku një herë në javë të zbrazet e tëra dhe të fshihet me pecetë të lagur.
Ato që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë, të paktën të hedhin çamçakëzët e përtypur dhe të mos i mbështjellin me fatura, si dhe t’i hedhin jashtë letrat higjienike.