Vlorë, gjendet një kufomë e dekompozuar në breg të detit, e kishte mbuluar rëra

0
299

Një kufomë është gjetur në breg të detit mëngjesin e sotëm në Portonova, në Zvërnec. Trupi i pajetë u gjet i mbuluar nga rëra, dhe në gjendje të dekompozuar.

Peshkatarë të zonës njoftuan policinë rreth orës 08:30 se kishin gjetur anës detit një kufomë të seksit mashkull.

Viktima dyshohet të ketë qenë në ujë për një kohë të gjatë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur gripi hetimor, dhe ka nisur hetimet për ngjarjen, si dhe për identifikimin e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, dhe po verifikohet për shenja në trup për të gjetur shkaqet e vdekjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here