Lushnjë – Vogëlushet bëjnë sakrificë të dyfishtë për të gëzuar nënën për 8 mars

0
202

T’i bësh dhuratë mamasë ditën e sotme është një sfidë për të gjithë pasi secili dëshiron që dhurata e tij të jetë unike. Por, ajo çka e bën unike një dhuratë është padyshim dashuria dhe përkushtimi me të cilin bëhet dhurata. Megjithëse 8-Marsi nuk është tamam një ditë feste, me sa duket në kulturën shqiptare është e tillë.

Dy fëmijë nga Lushnja janë treguar kreativë për idenë e dhuratës së tyre, por në një formë jo shumë korrekte brenda normave shoqërore. Ndoshta çmimet e larta nëpër dyqane i kanë shtyrë këta dy djem ta ndërmarrin një veprim të tillë.

Një qytetar nga Lushnja ka shkruar pranë JOQ:

“Përshëndetje JOQ! Sot në parkun e qytetit të Lushnjës ishin dy fëmijë që po “vidhnin” lule mimoza për t’ia dërguar mamasë së tyre meqë është 8-Marsi. Më bëri përshtypje gjesti i tyre që ndoshta edhe pse nuk kanë para për të blerë lule dyqani e kanë gjetur një mënyrë për ta lumturuar mamanë e tyre”, përfundoi qytetari.

Kjo ditë ngjall gëzim dhe harmoni brenda familjes dhe jo vetëm, duke e lartësuar figurën e gruas, ama një gjë e tillë është mirë të bëhet çdo ditë në shoqërinë tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here