Asnjëhere mos e mbani celularin poshtë jastëkut, mund të rrezikoni shumë

0
147

Disa fotografi, te publikuara nga Policia e New York-ut, tregojnë arsyen se përse nuk duhet ta mbani telefonin celular poshtë jastëkut.

4 imazhet e publikuara nga NYPD, tregojnë një telefon të shkatërruar dhe një jastëk të djegur. Në foto mund të dallohet gjithashtu edhe dysheku i djegur.

Imazhet u postuan në Twitter dhe drejtuesit e policisë shkruajtën: “Mos e vendosni telefonin poshtë jastëkut gjatë kohës që flini apo kur e karikoni. Ju lutemi shpërndajeni këtë postim dhe bëni kujdes!”

Siç raporton “The Independent” këto foto tregojnë 4 incidente të ndryshme.

Në të shkuarën është deklaruar se karikimi i telefonit gjatë natës, apo kur bateria është në fund, e shkatërron këtë të fundit.

Megjithatë, zhvillimet e fundit teknologjike sugjerojnë se kjo mund të mos jetë më çështja.

Telefonat dhe laptop – ët e vjetër kishin bateri Nickel Metal Hydride, që dëmtoheshin kryesisht nëse i karikonit më shumë seç duhet dhe nuk i linit kurrë të shkonin në zero.

Por bateritë me Lithium – ion që gjenden tashmë në pjesën më të madhe të paisjeve elektronike nuk vuajnë nga ky problem. Ato e “dinë” kur janë plot dhe nuk vijojnë të mbushen më shumë nga sa kanë kapacitet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here