“Ti dalim para vrasëses”, mesazhi i Agron Tufës anulon takimin e Diana Çulit

0
303

Nuk dihet saktësisht përse nuk u zhvillua takimi i njoftuar me shkrimtaren e njohur Diana Çuli, por ajo që nuk mohohet është një paralajmërim publik i shkrimtarit Agron Tufa, njëherazi drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

 

Ndërkohë që takimi letrar me Çulin ishte njoftuar, Tufa shpërtheu me një postim në faqen e tij në Facebook, ku e akuzui publikisht shkrimtaren si ‘vrasese’.

Postimi i Tufes 

Falenderim dhe mirënjohje për të gjithë poetët e lexuesit që na mbështetën me praninë e tyre sonte ne “You, me & Bukowski” për mbrëmjen poetike kushtuar poetëve martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Prania juaj bëri të zbythej vrasësja e tyre, sh-krim-tarja Diana Çuli, siç edhe parashikohej.

U kënaqëm shumë dhe u dhamë një mësim etik në distancë të gjithë atyre që keqpërdorin projektet me fondet publike, që u janë dhënë ndershmërisht për të promovuar shkrimtarët shqiptarë, e jo vrasësit që nuk kanë kerkuar falje.

tufa

Replika, e them sinqerisht, nuk kishte lidhje fare fare me MK, që thjesht ofron mundesi, por per udheheqeset e projektit, qe me një mendjelehtësi shokuese mendojnë se mund të Kurorëzojnë Trëndafilat me zhaba ose Zhabat me Trëndafila.

Respekt për 30 të pranishmit! Në Kënetën tonë, ne së bashku do të dimë t’i mbajmë, së paku, ca rrjedha uji të pastër….

Sa për modele morale në ndotjen e përgjithshme. Ky i sotmi ishte një aksion ekologjik në letërsi)):

Më herët, drejtori Agron Tufa publikoi edhe disa vendime ku figuron firma e Diana Çulit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here