Meta takohet me Kryeministrin e Landit gjerman: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

0
43

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilri Meta priti në një takim Kryeministrin e Landit Gjerman Hessen, Volker Bouffier, ndërsa në fokus të bisedës kanë qënë zhvillimet poltike në vend, integrimi i Shqipqrisë si dhe rritja e bashkëpunimit mes vendeve.

Dy zyrtarët vlerësuan bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Gjermania tregon ndaj Shqipërisë dhe rajonit tonë dhe nënvizoi se bashkëpunimi me Hessenin si një land i fuqishëm gjerman duhet intensifikuar më tej, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve ekonomike dhe trajnimit profesional të të rinjve shqiptarë të cilët duhet të rrisin kapacitetet e tyre për tregun e punës.

Kryeministri i Landit Hessen Bouffier pasi vlerësoi progresin e madh që Shqipëria ka njohur gjatë dy dekadave të fundit vuri në dukje se perspektiva e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim Gjermania mbetet një mik i afërt i popullit shqiptar dhe mbështetës i axhendës së reformave ku Parlamenti ka një rol kyç.

Kryetari Meta dhe Kryeministri Bouffier diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet politike në vend duke ndarë bindjen e përbashkët se në kontekstin e zhvillimeve rajonale, Shqipëria duhet t’a forcojë edhe më tej rolin e saj stabilizues ndaj duhet rritur përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi politik në vend për të avancuar me reformat kyçe si ajo e sistemit të drejtësisë, e cila i shërben edhe krijimit të një infrastrukture të favorshme për investimet e huaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here