Aksident në aksin Kavajë – Lushnjë, një e vdekur dhe një e lënduar

Një vajzë 23 vjeçe ka humbur jetën në një aksident, që ka ndodhur të mërkurën në rrugën automobilistike Kavajë – Lushnjë, pranë rrethrrotullimit tek “Bishti i Zhurit”.

Sipas policisë një automjeti tip “Mercedez Benz”, që drejtohej nga 25-vjeçari Alvi Rr, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë makina është batuar.

Policia thotë se nga aksidenti ka humbur jetën vajza 23 vjeçe, e cila ishte pasagjere përpara në mjet.
E plagosur ka mbetur edhe një vajzë tjetër, që ishte në makinë.

Policia ka arrestuar drejtuesin, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko