Pasditja nëFoto/ Nga çadra e opozitës tek qëndrimet e Shkëlzen Berishës

0
307
Foto: Hamza Hatika

Sot ka kaluar edhe  dita e 11-të e protestës së opozitës, e cila prej 18 shkurtit është ngujuar në “çadrën e lirisë”. Qëllimi është një dhe i vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme që të drejtohen nga një qeveri teknike.

Dhjetëra qytetarë të ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, mbështeten  edhe nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Sot “Cadrës së Lirisë” i janë bashkuar pensionistët nga ku morën premtimin nga kreu i PD Lulzim Basha se me ‘Republikën e Re’ cdo qytetar do të merrte më e pakta 25 mijë lek të rinj pension.

Pas pensionistëve në cadër mbërritën qytetarë nga gjithë bregu i jugut.

Perfaqësuesi i tyre biznesmeni Neranxi theksoi në fjalën e tij se: Ky lider po grabit pronat tona me projekte të pa qëna.

Po ashtu momente elektrizuese sollën edhe të Rinjtë e PD të cilët ironizuar qeverinë dhe kryeministrin me disa kukulla të veshura me maska të ministrave dhe të kryeministrit si “Ali baba me 40 hajdutë”.

Po sot është zhvilluar edhe seanca e Komisionit Hetimos CEZ ku dëshmitar ka qënë Shkëlzen Berisha.

Shkëlzen Berisha e ka quajtur teatër politik të organizuar nga Edi Rama komisionin hetimor për CEZ të drejtuar nga Taulant Balla.

Duke folur jashtë komisionit hetimor, Shkëlzen Berisha u shpreh se është i gatshëm që të dëshmojë sa herë të jetë e nevojshme, por jo nën drejtimin e Taulant Ballës i cili është dënuar nga gjykata për shpifje ndaj djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

“Thirrja ime për herë të katër është një teatër politik i organizuar nga Edi Rama. Kam ardhur këtu 4 herë për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve. Kam patur vetëm një kërkesë, që gjatë dëshmisë komisioni mos drejtohej nga një person i dënuar për shpifje ndaj meje. Përgjigjia ka qenë një shkelje e vazhdueshme. I dënuari është në konflikt interesi. E keni parë publikisht se si ka shkelur procedurat e komisionit dhe ka hedhur poshtë kërkesën time pa u shqyrtuar dhe e patë se si u detyrua të tërhiqej me turp. Këtu kemi të bëjmë me një provokim. Edhe njëherë tjetër kam ardhur këtu për të dhënë dëshminë time dhe do ta jepja me shumë dëshirë përpara anëtarëve të tjerë të komisionit, por ky komision nuk mund të drejtohet nga një person që shkel kodin e procedurës penale dhe është në konflikt interesi”, deklaroi Shkëlzen Berisha për gazetarët.

Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika
Foto: Hamza Hatika

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here