Skandali i 1300 kontenierve/ Një tjetër e dhënë e frikshme për kontenierët me lëndë kimike

0
223
Artikulli i medias italiane që zbardhi skandalin e 1300 kontenierëve me mbetje të rrezikshme që dyshohet se janë zhdukur në Shqipëri, janë nisur nga porti i Goia Tauro në Itali.

Ky është një ndër portet më të rëndësishme në Itali nga prej nisen një numër i madh kontenierësh me mbetje drejt vendeve të ndryshme për t’u groposur.

Kujtojmë se porti Goia Tauro në Itali është porti nga ku u zhdukën armët kimike që do të vinin në Shqipëri për t’u çmontuar, sipas një marrëveshje që Kryeministri Edi Rama bëri me ndërkombëtarët sapo mori detyrën në 2013.

Por, protestat e mëdha popullore dhe të vendosura prej disa ditësh, bënë që Rama të tërhiqej nga mbërritja në Shqipëri e armëve kimike.

Katër vite më vonë, sërish ky port në Itali është “bërë” protagonist. Prej andej ka dyshime të forta se janë nisur 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme dhe ndodhen në vendin tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here