Shkëlzen Berisha: Shpifësi Taulant Balla ha bukë si shpifës, është në konflikt interesi

0
178
Shkëlzen Berisha e ka quajtur teatër politik të organizuar nga Edi Rama komisionin hetimor për CEZ të drejtuar nga Taulant Balla.

Duke folur jashtë komisionit hetimor, Shkëlzen Berisha u shpreh se është i gatshëm që të dëshmojë sa herë të jetë e nevojshme, por jo nën drejtimin e Taulant Ballës i cili është dënuar nga gjykata për shpifje ndaj djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

“Thirrja ime për herë të katër është një teatër politik i organizuar nga Edi Rama. Kam ardhur këtu 4 herë për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve. Kam patur vetëm një kërkesë, që gjatë dëshmisë komisioni mos drejtohej nga një person i dënuar për shpifje ndaj meje. Përgjigjia ka qenë një shkelje e vazhdueshme. I dënuari është në konflikt interesi. E keni parë publikisht se si ka shkelur procedurat e komisionit dhe ka hedhur poshtë kërkesën time pa u shqyrtuar dhe e patë se si u detyrua të tërhiqej me turp. Këtu kemi të bëjmë me një provokim. Edhe njëherë tjetër kam ardhur këtu për të dhënë dëshminë time dhe do ta jepja me shumë dëshirë përpara anëtarëve të tjerë të komisionit, por ky komision nuk mund të drejtohet nga një person që shkel kodin e procedurës penale dhe është në konflikt interesi”, deklaroi Shkëlzen Berisha për gazetarët.

Sa i përket lajmit të publikuar nga dy mediat pranë Qeverisë Rama që pretendojnë se djali i ish-Kryeministrit nuk ka paguar taksat, Shkëlzen Berisha paraqiti një dokument që vërteton të kundërtën dhe e quajti shpifjen e radhës të nxjerrë nga vet Taulant Balla.

“Unë kam një dokument që vërteton që çdo taksë është paguar sipas kontratës. Ai atje lart është vetëm për të shpifur. Ka profesion si shpifës, jeton si shpifës, ha bukë si shpifës. Unë kam 12 vjet që bëj deklarim të pasurisë. Mjafton që t’i kërkoni ILDKP dhe gjithçka do të jetë aty”, u shpreh Shkëlzen Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here