7 mitet më të mëdha rreth seksit gjatë ciklit

0
452

Seksi gjatë ciklit menstrual është temë tabu për shumë persona. Ka fare pak të tillë që kryejnë mardhënie seksuale gjatë ciklit, kjo pikërisht për shkak të disa miteve që ekzistojnë, transmeton Indeksonline.

Më poshtë po u paraqesim 7 nga mitet më të famshme:

Seksi gjatë cilit rrit rrezikun e infeksioneve Vetëm në rast se jeni duke e përdorur tamponin e njëjtë për kohëzgjatje më të mëdha, përndryshe seksi gjatë ciklit nuk e rrit rrezikun për infeksione.

Femrat nuk duan seks gjatë ciklit Ky është një tjetër mit i madh. Edhe pse shumë gra mendojnë se seksi gjatë ciklit është kaotik dhe si të tillë e shmangin, shumë të tjerave u ngjallet dëshira pikërisht në këtë kohë.

Ju nuk mund të ngelni shtatzënë nëse kryeni mardhënie gjatë ciklit Edhe pse shanset për të ngelur shtatzënë në këtë periudhë janë të pakta, definitivisht është e mundur që kjo të ndodhë.

Seksi gjatë ciklit mund të shkaktoj AIDS dhe sëmundje tjera të transmetueshme Është e pamundur të fitoni AIDS nëpërmjet seksit nëse njëri nga partnerët nuk është i infektuar me HIV dhe e njëjta vlen edhe për sëmundjet e tjera të transmetuara.

Nuk keni nevojë të përdorni prezervativ Ky është një tjetër mit dhe ju definitivisht duhet që të përdorni prezervativ sepse nëse partneri juaj ka ndonjë sëmundje të transmetueshme, rreziku i përcjelljes së infeksionit është i lartë.

Do të keni shumë gjakderdhje nëse bëni seks gjatë ciklit menstrual

Ky është një mit i njohur, sipas të cilit seksi gjatë ciklit do të bëjë që mitra të shkaktojë më shumë gjakderdhje. Në fakt, seksi gjatë ciklit mund të ndikojë që ju të keni më pak gjakderdhje.

Seksi gjatë ciklit mund ta dëmtojnë mitrën Gjatë ciklit tuaj, një vrimë e vogël zhvillohet në mitër për të kaluar gjaku menstrual. Shumë mendojnë se kjo vrimë është e madhe dhe kryerja e mardhënieve gjatë ciklit bënë që penisi të prek këtë vrimë dhe të shkaktojë lëndime në mitër. Kjo nuk është e mundur aspak dhe vrima është shumë e vogël që penisi të mund të depërtojë në të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here