Pse përdorimi i telefonit në tualet është i rrezikshëm

0
198

Duhet të tregoheni të kujdesshëm kur shkoni në tualet dhe përdorni telefonin gjatë kohës që jeni aty.

Është një veprim që e kryejnë pjesa dërrmuese e njerëzve dhe së fundmi doktorët kanë këshilluar të mos e përdorni telefonin në tualet.

Arsyeja është e thjeshtë. Tualeti nuk është mjedisi më i pastër i mundshëm. Kur ju shkoni në tualet, duart tuaja prekin në pjesë të ndryshme, edhe në vende ku mund të kenë patur kontakt persona të tjerë.

Vendi përreth mund të ketë edhe baktere, të cilat mund të përçohen nga mjedisi me duart tuaja në telefon, para se ju t’i lani duart.

Nga telefoni më pas kur ju jeni jashtë tualetit, edhe pse mund t’i keni larë duart, mikrobet mund të përcillen nga duart në gojë, kjo edhe nëpërmjet ushqimit që konsumoni.

Rreziku është edhe më i lartë nëse ju shkoni në tualete publike dhe kryeni këtë proces, pasi numri i personave që i përdorin është edhe më i lartë.

Prandaj doktorët dhe specilistët e higjienës rekomandojnë të tregohemi të kujdesshëm në këto raste për të mos rrezikuar sëmundje në trupin tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here