PBDNJ: Rama po këmbëngul në grabitjen e pasurive familjare në Himarë

0
156

Dega e PBDNJ-së dhe OMONOIA-s në Himarë duke i mëshuar qëndrimit të PBDNJ se ka akoma hapësirë dhe kohë që Qeveria të marrë në konsideratë pasojat e kësaj ndërhyrjeje të pamatur që po tentohet dhe të anulojë veprimet që planifikon në dëm të komunitetit të Himarës, lidhur me ndërhyrjet urbanistike në zonën e Spiles në Himarë.

“Komuniteti do të intensifikojë reagimin e tij dhe pasojat kanë për të rënduar vetëm autoritetet shtetërore dhe bashkiake”- paralajmëron Dega e PBDNJ-së në Himarë

Deklarata e PBDNJ-së Himarë

Me shqetësim të veçantë konstatojmë se abuzivizmi i Qeverisë dhe autoriteteve bashkiake përsa i përket zbatimit të një ndërhyrjeje urbanistike në zonën e Spiles të Himarës po merr përmasa të reja. Duke neglizhuar kundërshtitë dhe apelin e komunitetit lokal, reagimin e BE-së dhe të Këshillit të tij të Ministrave, rekomandimet e institucionit të Avokaturës së Popullit dhe në shkelje të plotë të legjislacionit, Këshilli i Ministrave në mbledhje të tij të këtyre ditëve mbylli përfundimisht rrugën e kërkimit të çfarëdo zgjidhjeje të pranueshme lidhur me pasuritë që preken nga projektet në zbatim.

Ndërhyrja shtetërore pas propozimit dhe nxitjes së autoriteteve bashkiake kapërcen kufijtë e rendit kushtetues dhe merr përmasat e dhunës në dëm të shoqërisë.

Këmbëngulja e Qeverisë për të zbatuar këtë projekt pavarësisht thirrjeve denoncuese të shoqërisë lokale krijon pikëpyetje të shumta.

Nga njëra anë synon t’u shërbejë interesave okulte të ndërtuesve të lidhur me regjimin. Tenton nënshtrimin definitiv të komunitetit lokal dhe me kritere që lidhen me diskriminimin për shkak të origjinës etnike apo teserës partiake. Punimet fillojnë në një periudhë që pritet çelja e sezonit turistik dhe kjo për të dëmtuar ndërmarrjet e vogla familjare në dobi të komplekseve më të mëdha në zonë që janë ndërtuar në prona të grabitura dhe burime të dyshimta financimi. Për më tepër dëmtojnë godina të lidhura me historinë e Himarës dhe kjo për të dëmtuar kujtesën historike dhe trashëgiminë kulturore.

Nën këto kushte ku çdo nocion për garantimin kushtetues të pronës private ka humbur dhe rruga e dialogut shterues me komunitetin është refuzuar nga ana e autoriteteve bashkiake dhe shtetërore, qytetarët kanë për intensifikuar reagimet e tyre për mbrojtjen e pasurive të tyre dhe anulimin e këtij dhunimi në tentativë të shoqërisë lokale të Himarës.

Përgjegjëse për çfarëdo zhvillimin eventual është Qeveria dhe autoriteti i Bashkisë që refuzuan dhe flakën tej rrugën e kërkimit të zgjidhjes konsesuale përmes respektimit të pikëpamjes së banorëve të zonës. Për më tepër të referojmë se për shkak të neglizhencës diakronike të Shtetit për gjetjen e rrugëve të zgjidhjes për krijimin e kadastrës normale, garantimin ligjor të pronës në atë zonë, pasuritë e Himariotëve janë sot jashtë regjimit hipotekor dhe për këtë arsye as që mund të zhdëmtohen.

 

Pyesim vërtetë: deri ku mund ta tërheq litarin Qeveria e cila tregohet e denjë vetëm e praktikave të regjimit Hoxha që i zhveshi banorët nga trashëgimia atërore mbi tokën dhe shtëpitë e tyre familjare?

Mos vallë dhe për të çorientuar rishtazi opinionin publik nga aq shumë probleme që denoncohen nga opozita dhe faktori ndërkombëtar kërkon këtë vatër tensioni në Himarë?

Paralajmërojmë se nuk kemi për të qëndruar robër të fatit me duart kryq. Interesat sado të fuqishme të jenë do të përkulen me rezistencën e komunitetit Himariot sikundër edhe plot të tjera që janë ndërmarrë historikisht në dëmin tonë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here