VIDEO – LIVE/ Basha: Jemi këtu deri sa kjo qeveri të largohet. Ja pse Rama nuk garanton zgjedhje të lira

0
166

Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Blendi Fevziu është duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha në një studio të improvizuar mes protestuesve.

Veç të tjerash Basha është shprehur se në Shqipëri kemi të bëjmë me një demokraci fasad. Sipas Bashës kjo që po ndodh sot nuk është miting politik, po është ngritja e popullit për ti thënë jo krimit dhe bandave. “Në vijmë si një parti e rinovuar në vendimmarrje dhe në lidership, ka me dhjetëra të rinj dhe të reja të cilët kanë studiuar këtu dhe në vendet perëndimore, e vijnë në PD për të dhënë idetë e tyre”, ka deklaruar Basha.

Më tej Basha është shprehur i vendosur se protestën do ta çoj deri në fund, derisa qeveria të pranoj kërkesat e opozitës “Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës së qytetarëve, deri në largimin e kësaj qeverie dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, është shprehur Basha.

Gjithashtu Basha tha se dialogu politik është kthesa ime për t’i dhënë fund një maskarade të zgjedhjeve të kapura dhe të blera, si dhe është përgjegjësi e çdo force politike e veçanërisht e këtyre forcave politike që përbëjnë sot qeverisjen, të cilat duhet t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, kjo qeveri nuk mund të garantojë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme, faktet në kohë i ka kundër kësaj aspirate që ajo pandeh.

Basha tha se faktologjia ka treguar se kjo qeveri nuk mund të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për tre arsye:

E para, inkriminimi i shtetit. Ky kryeministër ka sjellë banditët në zyrat e shtetit dhe në parlamentin shqiptar e bashkitë e vendit. Në institucionet më të rëndësishme, në vend që të kishim njerëz me integritet dhe përfaqësues të popullit, fatkeqësisht, kemi bandit të inkriminuar e të dënuar.

E dyta, kemi një gjeografi të bandave që janë bërë gati për t’i vërsulur votës së lirë. Nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim, qytet më qytet dhe fshat më fshat. Shikoni se çfarë ndodhi në Lezhë para dy ditësh, Arben Ndoka, i larguar gjoja në emër të dekriminalizimit ai sulmon Agustin Markun një ish eksponent të PS-së.

E treta, është droga. Dy miliard euro qarkullojnë para të pista nga kjo praktikë në Shqipëri, tha ambasadori i OSBE-së. Ndërsa vetëm BBC ka treguar se qarkullojnë 5 miliard euro nga droga në vendin tonë. Sot ka një kërcënim real nga droga, e cila është produkt e qeverisjes së inkriminuar.

Këtë e di çdo shqiptar që droga dhe krimi po shkatërrojnë Shqipërinë.

/ opinion.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1419178764799967/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here