Basha: Edi Rama t’a mbledhë mendjen, zgjedhje pa opozitën nuk ka!

0
202

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha të enjten se ka vetëm dy rrugë për qeverinë Rama, ose të largohet me dialog politik ose të rrëzohet.

“Dy rrugë ka, ose do të largohet si pjesë e një dialogu politik, ose do të rrëzohet nga qytetarët e bashkuar,” tha Basha, duke shtuar se ftesa e tij për ti dhënë fund maskaradës së zgjedhjeve të blera është ndaj çdo force politike dhe veçanërisht ndaj partive që janë sot në qeverisje.

“Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimi i kësaj qeverie dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Blendi Fevziu: Z.Basha keni deklaruar se në qoftëse nuk ka qeveri teknike, nuk do të ketë zgjedhje?

Lulzim Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Blendi Fevziu: Si nuk mund të ketë?

Lulzim Basha: Nuk mund të ketë, më thuaj ti si mund të bëhen zgjedhje pa opozitën.

Blendi Fevziu: Ka pasur zgjedhje në Maqedoni në vitin ’95?

Lulzim Basha: Ju mendoni se do të përsëritet e njëjta gjë në vitin 2017? Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here