Qëllon mbi dy vëllezërit e tij, arrestohet nga policia

0
143

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në një fshat të Bibrës, në Ushtelenxë.

Sipas policisë, Veli Zebi ka qëlluar mbi dy vëllezërit me inicialet B.N dhe M.N, të cilët po lëviznin në këmbë para shtëpisë së tij.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.

Nga hetimet dyshohet se shaku i konfliktit mund të jetë një mosmarrëveshje e lindur më parë në lidhje me mosndarjen në mënyrë të drejtë të parave të përfituara si e persekutuar politike nga një e afërme e përbashkët e të dy palëve në konflikt.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë, ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga Zebi. Gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar edhe 115 copë fishekë luftarak. 48-vjeçari Zebi u arrestua nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here