Problemi i Japonisë me seksin – një “bombë e kurdisur demografike” për vendin

0
262

Shtypi japonez e ka quajtur këtë problem me emrin “sekkusu shinai shokogun” e që do të thotë Sindromi i Beqarisë.

Në thelb, vendi thjesht nuk është edhe aq interesuar për seks, dhe kjo gjë mund të ketë efekte të mëdha edhe përtej kufijve të Japonisë.

Rezultatet më të fundit vijnë nga një anketim i kryer nga Shoqata Japoneze e Planifikimit Familjar, është raportuar në Japan Times, përcjell Gazeta Sheshi.

49.3% e të anketuarve të moshave ndërmjet 16 dhe 49, me një total prej 1,134 personave të anketuar, kanë deklaruar se nuk kanë bërë seks asnjëherë muajin e fundit.

Sipas The Japan Times, këto shifra janë rritur për 5% në krahasim me dy vjet më herët.

Të anketuar kanë dhënë një varg arsyesh se pse ndodh kjo: 21.3% e meshkujve të martuar dhe 17.8% e grave të martuara kanë dhënë si arsye lodhjen nga puna, ndërsa 23% e grave të martuara kanë deklaruar se seksi është “i mërzitshëm”. Ndërkaq 17.9% e meshkujve të anketuar kanë thënë se shumë pak kanë interesim për të bërë seks, e disa bile kanë thënë që nuk iu pëlqen fare.

Hulumtime të tjera të kryera sugjerojnë trende edhe më ekstreme se këto.

Sipas një raporti të vitit 2011 të Entit të Statistikave të Popullsisë së Japonisë, i cituar nga Max Fisher në The Washington Post:

  • 27% e meshkujve dhe 23% e grave nuk janë të interesuar për lidhje romantike,
  • Prej personave me moshë ndërmjet 18-34 vjec, 61% e meshkujve dhe 49% e grave nuk janë të përfshirë në lidhje,
  • 36% e meshkujve dhe 39% e femrave të moshave ndërmjet 18-34 vjec, nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale.

Ekseprtët thonë se “ikja nga intimiteti ndërmjet njerëzve” në Japoni vjennga ekonomia shumë e zhvilluar dhe nga pabarazia gjinore (sipas Forumit Ekonomik Botëror, Japonia rangohet e 104-ta nga 140 vendet në total sa I përket barazisë gjinore, dhe është ndërmjet Armenisë dhe Ishujve Maldive).

“Gratë profesioniste janë të kurthuara në mes të kësaj kontradikte”, thotë Fisher. “Nuk është vetëm problem i mungesës së programeve për përkujdesje ditore për fëmijët. Gratë të cilat mbesin shtatzënë ose thjesht edhe vetëm pse martohen, pritet që të lënë punën dhe vihen në në presion enorm social për ta bërë këtë, duke ua bërë kështu ngjitjen në karrierë të pamundshme. Japonezët bile e kanë një emër për gratë e martuara që punojnë – ata i quajnë ato “oniyome”, që do të thotë “gratë e dreqit”.

E kjo i vë në vështirësi prospektet e marrëdhënieve për gratë japoneze. Fisher raporton se gratë në të 20-tat kanë 25% gjasa për të mos u martuar kurrë dhe 40% gjasa që të mos kenë kurrë fëmijë.

Rënia e natalitetit në Japoni ka shënuar record në vitin 2014 më vetëm 1 milion foshnje të lindura. Kjo, e kombinuar me numrin prej 1.3 milionësh të vdekjeve, e thellon krizën e popullsisë atje. Sipas Institutit të Popullsisë në Japoni, numri i popullsisë në Japoni në vitin 2040 mund të bjerë në 107 milionë, e që është 20 milionë më pak se sot.

Njëkohësisht, popullsia e Japonisë po tkurret dhe po plaket, duke mbjellë kështu farën e një “bombe të kurdisur demografike” e cila mund të rrezatojë globalisht përmes borxhit nacional të nivelit të Greqise si dhe lidhjeve të thella ekonomike ndërmjet Kinës dhe SHBA-ve.

Qeveria japoneze ka ndërhyrë për të ndihmuar përmirësimin e trendit nacional kundër marrëdhënieve: Qeveria e Kryeministrit Shinzo Abe dëshiron që 80% e baballarëve të marrin pushim të lindjes, po aq sa edhe nënat, me qëllim të rritjes së mbështetjes për përkujdesjen ndaj fëmijëve. Dhe një economist ka rekomanduar një “taksë për të pashmit” me qëllim që femrat të tërhiqen drejt meshkujve më pak të pashëm.

“Bomba të tjera demografike” janë në lëvizje edhe në të tjera vende në botë: në Indi dhe në Kinë numri i foshnjeve djem tejkalon atë të foshnjeve femra ka aq shumë kohë, sa që problem për të gjetur nuse për martesë ka filluar t’i godasë të dy vendet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here