Dhjetë arsye pse Faraonët e lashtë, janë ende të “pranishëm” në Egjiptin e sotëm

0
519

Historia jonë na lidh dhe përcakton. Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, historia jote të ka ndikuar në një mënyrë ose në një tjetër. Egjipti nuk është i ndryshëm në këtë aspekt. Më poshtë poparaqesim 10 aspektet mbi të cilat faraonët e lashtë ndikojnë ende Egjiptin e ditëve tona.

10. Kremtimi i festës së Sham El-Nesimit

Nëse vendosni ndonjëherë të vizitoni Egjiptin gjatë Pashkëve Lindore, përpiquni të mos habiteni nga era e vazhdueshme e peshkut të kalbur; kjo është thjesht aroma e një tjetër Sham El-Nesim në Egjipt. Me origjinë nga Egjipti i lashtë, Sham El-Nesim, që fjalë për fjalë do të thotë “aroma e pranverës”, është një festë kombëtare që festohet ende sot në Egjipt. Ajo u krijua më shumë se 4500 vjet më parë. Besohet se gjatë epokës faraonike, egjiptianët e lashtë i ofronin peshk të kripur, sallatë dhe qepë perëndive gjatë sezonit të korrjeve.

Sot, egjiptianët përgatisin sërish peshk të kripur, sallatë dhe qepë, por këtë herë, ata e bëjnë këtë për veten e tyre në vend të perëndive.  Njerëz nga i gjithë Egjipti, mblidhen në parqe, kopshte zoologjike dhe nëpër shtëpitë e tyre, duke sjellë pjesën e tyre të peshkut të kripur dhe fermentuar. Pastaj gjithkush ulet dhe gëzon shijen e peshkut, duke kremtuar kësisoj festën shekullore. Ironikisht, është e sigurtë të supozohet se në pranverë Egjipti nuk mban një erë shumë të bukur

9. Syri i Horusit

“Syri i Horusit” nuk është një referencë ndaj sagës së Zotit të Unazave, edhe pse mund të ishte shumë mirë rasti. Syri i Horusit, është një simbol i lashtë egjiptian i shëndetit të mirë, i cili më vonë u përshtat nga egjiptianët moderne si simbol i mbrojtjes nga zilia, apo “syri i keq”. Egjiptianët e urrejnë zilinë (hasad në arabisht) dhe përbuzin të gjithë ata që shfaqin zili për çfarëdolloj arsye. Kjo urrejtje rrjedh nga frika prej syrit të keq- syri shikon atë që ne kemi dhe dëshiron të na e rrëmbejë. Kjo mund të jetë arsyeja pse shumë egjiptianë të kohëve moderne i drejtohen simbolit të shëndetit të mirë të të parëve të tyre të lashtë, ”si një metodë e mbrojtjes nga e keqja”.

8. Mos ktheni mbrapsht këpucët tuaja

Çdo gjë duket se ndjell fatin e keq në Egjipt. Një nga bestytnitë më të zakonshme në vend është se këpucët ose në thelb çdo gjë që mund të jetë e veshur në këmbët tuaja (përjashtuar çorapet) nuk duhet të kthehet mbrapsht. Pasi duke vepruar kështu do të ndillnit vite të tëra tersi. Kthimi i këpucëve mbrapsht në Egjipt nuk është një gjest i këshillueshëm, aq sa disa njerëz mund edhe të ofendohen nëse një këpucë kthehet mbrapsht para syve të tyre.

Nëse kljo ndodh, fundi i këpucës i shfaqet perëndive, çka është mungesë respekti. Bestytnia ndoshta absurde buron nga bindjet faraonike, dhe për rrjedhojë, është disi një tradite në Egjipt që gjithnjë këpucët të mos jenë të kthyera nga poshtë, por të paktën në çdo rast anash.

7. Dhënia e parave për të varfërit

Ndonjëherë, një monedhë mund të shpëtojë një jetë, ose të paktën kështu besojnë egjiptianët. Gjatë gjithë historisë së tyre, ata e kanë konsideruar vazhdimisht dhënien e ndihmës për të varfërit(e njohur edhe si Nadr), si një prioritet kryesor. Në Egjiptin e lashtë, besohej se Maat (perëndia e harmonisë dhe të drejtësisë) do të tregonte dashuri të përjetshme dhe mirësi për ata që ndihmonin të varfrit.

Në kohët e sotme Egjipti është influencuar nga Islami, që gjithashtu mund të jetë një arsye pse ekziston sërish praktika e dhënies së parave për të varfërit, por s’mund të përjashtohet as ndikimi i mundshëm i besimeve të lashta egjiptiane. Cilado qoftë arsyeja, egjiptianët e bëjnë edhe sot krenare perëndinë Maat.

6. Vrasjet për nder

Nderi, krenaria, dinjiteti dhe reputacioni janë katër gjëra që nëse njollosen (ose “ndyhen” nëse përkthehet fjalë për fjalë nga arabishtja), mund të shkaktojnë vrasjen e dikujt, dhe ky nuk është një ekzagjerim. Ky akt ekstrem shihet edhe sot nga disa egjiptianë si një e drejtë e dhënë nga zoti për të kërkuar hakmarrjen mbi ata që i kanë dëmtuar. Kjo traditë është trashëguar nga Egjipti i lashtë.

Të vrisje dikë në Egjiptin e Epërm do të thoshte të kishit një “gjëmë” mbi kokën tuaj. Kreu i familjes së viktimës (apo dikush nga fisi i tij) do t’ju ndiqte dhe vriste në vend pa pritur çdo lloj procesi ligjor. Ndonëse më vonë vrasjet hakmarrëse pushuan së ekzistuari në kulturën e lashtë egjiptiane, egjiptianët e sotëm vazhdojnë të praktikojnë traditën. Edhe pse ka pasur një rënie të vrasjeve për nder, ato janë ende një ngjarje e tmerrshme që ndodh çdo vit, sidomos në Egjiptin e Epërm.

5. Gjuha

Dialekti egjiptian i arabishtes është një nga më intriguesit, unikët, dhe kulturalisht më i larmishmi në botë. Është një përzierje e fjalëve nga arabishtja klasike, paksa e anglishtes dhe frëngjishtes, disa fjalëve turke, dhe natyrisht koptikes egjiptiane. Fjalë të tilla si barrah, që do

të thotë “dil jashtë”, nuk kanë origjinën nga ndonjë gjuhë tjetër.

Fjalë të tjera që përdoren ende nga egjiptianët e sotëm e kanë origjinën nga koptike-ja e lashtë egjiptiane:Tannesh do të thotë “shpërfill”, shibship do të thotë “rrëshqitëse”, embu do të thotë “i etur”, humm do të thotë “për të ngrënë”, dhe tabtab nënkupton “pikturoj”. Është e pazakontë të shihet që pjesë të gjuhës së lashtë egjiptiane përdoren edhe sot, dhe kjo është diçka që është e vështirë për t’u injoruar.

4. Lapsi për sytë

Emos nuk do të ekzistonte po të mos ishte për Egjiptin e lashtë. Ky mund të jetë një teprim, por ata nuk do të kishin lapsin e syve me ngjyrë të  errët. Monarkët në Egjiptin e lashtë përdornin kohl, një laps të errët, si pjesë të grimit të tyre. Përdorimi i Kohl në Egjiptin e lashtë besohet se daton që në vitin 3100 P.E.S. Ai qe simbol i familjes mbretërore, kështu që jo gjithëdikush mund ta përdorte.

Kohl përbehej nga një mineral i quajtur stibnit, dhe besohet se fillimisht përdorej për të mbrojtur sytë nga rrezet vicioze të diellit. Zakonisht, pjesa e sipërme e syrit do të pikturohej më ngjyrë të zezë, ndërsa ajo poshtme në ngjyrë të gjelbër. Disa besojnë se Kohl është përdorur në kohët e lashta për të treguar nëse një grua ishte martuar apo jo, bazuar në atë se si përdorej lapsi për sytë. Megjithatë sot shumë gratë egjiptiane i dekorojnë sytë me kohl, pavarësisht nga statusi i tyre martesor.

3. Seboai

Shtatë ditë pasi lind një fëmijë në Egjipt, mbahet një lloj ceremonie festive. Ajo quhet seboa, e cila rrjedh nga fjala arabe esboa, që do të thotë “javë”. Qëllimi i kremtimit është mirëpritja e fëmijës së porsalindur në botë, dhe festimi i lindjes së tij së bashku me nënën. Një pjesë e rëndësishme e kësaj feste, është shkundja e fëmijës. Qëllimi i këtij gjesti është përzënia e shpirtrave të këqinj.

Kjo traditë është praktikuar nga egjiptianët e lashtë, të cilët besonin se foshnjat qenë më të prekshme nga shpirtrat e këqij. Festimet kryhen 7 ditë pas lindjes, përderisa shtata ishte një numër me fat në Egjiptin e lashtë. Seboa praktikohet nga egjiptianët, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre fetare. Pothuajse çdo fëmijë i porsalindur do të ketë një seboa. Kjo mund të tingëllojë si një festë gazmorë, por ju lutem mos shkundni bebet tuaja.

2. Thyerja e poçeve prapa shpinës së armikut

Nëse ndodheni në Egjipt për pushime dhe dëgjoni zurmën e thyerjes së ndonjë poçi qeramike pas shpinës suaj, kjo ndoshta do të thotë se vendasit nuk ju kanë qejf. Egjiptianët janë paragjykues; kjo është pjesë e kulturës së tyre. Një nga paragjykimet e tyre, është se disa njerëz janë thjesht të lindur të këqij ose kanë shpirtra të këqij rreth tyre.

Pra, çfarë duhet bërë në këtë rast? Thyeni poça pas shpinës së tyre. Tingëllon qesharake, por ky është një zakon që ende vazhdon në zonat rurale të Egjiptit. Vendasit besojnë se thyerja e një cope qeramike pas shpinës së dikujt që nuk e pëlqen, ose për të cilin ke një ndjesi të keqe, do të zhdukë të gjithë energjinë negative dhe shpirtrat e këqij që e rrethojnë. Natyrisht edhe kjo është një trashëgimi e besimit të lashtë egjiptian, se thyerja e një poçi qeramike pas një personi do të përzinte frymërat e liga.

1. Nili

Nëse do të mund të shihnit Egjiptin nga hapësira, do të vëzhgonit një shkretëtirë të madhe  të pabanuar dhe një hapësirë të madhe infrastrukture, qytete, dhe njerëzish përreth Nilit. Kjo për shkak ky lumë është burimi i jetës në Egjipt. Është vena që pompon ujë në vend të gjakut. Po të mos ishte për faraonët e Egjiptit dhe vendosjen e tyre përreth Nilit, dikush mund të vinte në pikëpyetje ekzistencën e Egjiptit që njohim sot.

Teksa egjiptianët e lashtë përdornin përmbytjet e Nilit për të ujitur prodhimet e tyre, Egjipti modern i përdor ato për të prodhuar energji elektrike nëpërmjet Digës së Lartë të Asuanit. Lumi ishte një simbol i krenarisë dhe një bekim nga perënditë në Egjiptin e lashtë. Kjo krenari ekziston ende sot./teorem

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here