105 vjeçari rinovon patentën e tij

0
225

Megjithëse 105 vjec, Bob Edwards nuk ka ndërmënd të fusë në sirtar patenten e tij. Dhe nuk bëhet fjalë për një patente te cilës i ka skaduar afati kohor pasi 105 vjecari nga Zelanda e Re e ka rinovuar përsëri lejen për drejtimin e automjetit.

Edwards mendon se është ende i aftë të drejtojë vetë automjetin.

“Në fakt, unë nuk mendoj se unë jam i vjetër. Jo me të vërtetë,” i eshte pergjigjur i moshuari gazetareve të cilët vizituan shtepine e tij per ta pare nga afer.

Me 88 vjet eksperiencë në kurriz, ai është shoferi më i vjetër në vendin e tij, por edhe në renditjen botërore. Deri më sot vizitat mjekësore kanë provuar gjithmonë se ai është i aftë të ngasë automjetin.

Bob, i cili përvec vjetërsisë së patentes së tij renditet në personat më të moshuar në bote shrehet se nuk nuk ka plane për tu tërhequr nga zanati i tij.

Ai është shprehur se mban trupin në formë duke ushtruar çdo ditë në një palestër të vogël në shtëpinë tij. Përvec kësaj ai merret me punët e shtëpisë dhe gatuan për bashkëshorten e tij, e cila është 91 vjeç.

Shoferi 105-vjeçar tregon se ai ka pësuar vetëm një aksident në jetën e tij dhe se është gjobitur për tejkalimin e shpejtesisë vetëm një herë.

Edwards ka marrë patentën e parë për automjet kur ai ishte 17 vjeç, në vitin 1925.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here