Teoria e Shën Agustinit për kohën

0
615

 

Filozofi i krishterë, Shën Agustini, kishte disa gjëra për të thënë në lidhje me kohën. Së pari, ai thoshte se koha nuk ishte absolutisht e pafundme. Koha, sipas tij, ishte krijuar nga Zoti, dhe është e pamundur të krijosh diçka që është e pafundme.

Ai thoshte gjithashtu se koha ekziston vetëm në mendjen tonë, një konkluzion i çuditshëm që gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si ne e interpretojmë kohën.

Ne mund të themi se diçka zgjati për një kohë të gjatë apo për një kohë të shkurtër, por Shën Agustini thoshte se nuk ka në fakt mundësi për ta kuantifikuar këtë. Kur diçka është në të kaluarën, ajo nuk ka më cilësi për të qenë diçka, për arsye se nuk ekziston më, dhe kur ne themi diçka mori shumë kohë, kjo ndodh vetëm sepse ne e kujtojmë në këtë mënyrë.

Përderisa ne e matim kohën bazuar mbi atë se si e kujtojmë, atëherë ajo duhet të ekzistojnë në kujtimet tona. E ardhmja ende nuk ekziston, kështu që as ajo nuk mund të ketë cilësi të kuantifikueshme. E vetmja gjë që ekziston është e tashmja, kështu që i vetmi konkluzion logjik është se koha ekziston në kokën tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here