Video/ Ja si u përfshi nga flakët pallati në Gramsh, 8 apartamente shkrumbohen në pak minuta

0
174

Lajmi për një zjarr të përmasave të mëdha që përfshiu një pallat 3-katësh në qytetin e Gramshit, shumë afër komisariatit të policisë, ngriti në këmbë jo vetëm zjarrfikësit e qytetit juglindor, por në drejtim të tij udhëtuan edhe nga Elbasani.

Pak pas ngjarjes, kryebashkiakja e Gramshit, Luljeta Dollani sqaroi për “BalkanWeb” se ndonëse nuk është përcaktuar me saktësi se çfarë e shkaktoi zjarrin, dyshohet se lënia ndezur e një sobe zjarri mund të ketë shkaktuar “hatanë” për të paktën 8 familje.

18 familjet që jetonin në këtë pallat arritën të nxirreshin menjëherë, por dëmet materiale janë të pallogaritshme”,- tha ajo për BalkanWeb.

Pavarësisht zjarrit që përpiu gjithë pallatin, zonja Dollani tha se nuk raportohet për persona të lënduar dhe se në apartamentin që ra zjarri nuk kishte asnjë person brenda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here