Sa miq të vërtetë keni? Përgjigja mund t’ju befasojë…

0
177

Ne nuk jemi shumë të aftë të gjykojmë miqësinë që kemi me njerëzit. Miqtë e vërtetë janë në fakt gjysma e atyre që ne i konsiderojmë të tillë.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Tel Avivit dhe Institutit të Teknologjisë në Masaçusets. Studimi i publikuar në revistën “Plos One” ka krijuar një “algoritëm të miqësisë”, me anë të të cilit përllogarit në mënyrë objektive se cilat marrëdhënie miqësie janë të rëndësishme dhe reciproke.

Studiuesit kanë kryer eksperimente sociale me 84 persona dhe u kanë shtuar të dhënave të dala prej tyre përfundimet e një sondazhi për miqësinë, të realizuar me 600 studentë në Izrael, Europë dhe SHBA.

Falë këtij algoritmi është zbuluar një fakt surprizues.

“Vumë re se 95 për qind e pjesëmarrësve në sondazh besonin se marrëdhëniet e tyre të miqësisë ishin reciproke. Nëse mendon se një person është miku yt, ti pret që ai të mendojë të njëjtën gjë për ty, – thotë dr. Erez Shmueli, autor i studimit. – Por në të vërtetë nuk është kështu. Vetëm 50 për qind e të intervistuarve janë në kategorinë e miqësisë së dyfishtë, pra asaj të deklaruar nga të dyja palët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here