Rrëfimi shokues i 8-vjeçarit: Dua të jem vajzë! (Video)

0
245

BBC News transmeton një video ku rrëfehet historia e Nicholasit një djaloshi 8-vjeçar i cili është i ulur në një sallon bukurie për t’u dukur si vajzë megjithëse në të vërtetë është djalë.

“Dukesh shumë bukur” , e komplimentin parukierja.

“Mendja ime është e ndarë. Gjysma më thotë diçka dhe gjysma tjetër të kundërtën. Ana e majtë më thotë të bëhem djalë ndërsa e djathta më shtyn të jem vajzë. Nuk di kë të zgjedh”, shprehet Nicholas.

“Kë mendon se do zgjedhësh për momentin”, e pyet parukierja.

“Të jem vajzë”, i përgjigjet ai.

Ai shkoi në shtator për herë të parë i veshur si vajzë. Emri i tij i vërtetë është Nicholas por shokët e klasës  thërrasin Amber.

“Amberi po jetonte një gënjeshtër. Ai po luante pjesën e të qenurit djalë. Rolin që kopjoi nga vëllezërit e tij”, shpjegon një psikologe.

Në fillim, vëllezërit e tij e patën shumë të vështirë ta pranonin ndryshimin, transmeton tvklan.

“Kur ajo shprehu dëshirën se donte ta kishte emrin Amber, kjo më theu nga brenda. U ndjeva shumë i trishtuar”, shprehet një nga vëllezërit e tij.

Por ata tashmë e mbështesin këtë vendim dhe ai shprehet se nuk është shumë vonë që të vendosë të jetë vajzë sepse kjo është ajo që ajo do.

Në emision është ftuar mamaja e Amberit, Rebbecca, e cila merret në pyetje nga prezantuesja e emisionit për jetën e djalit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here